Gra e burra, të rinj e të moshuar, ia mësyn sallës së shkollës fillore të fshatit për të dhënë mesazhin e fuqishëm të mbështetjes për LV-në dhe programin e saj qeverisës, e për të treguar se Gjilani vazhdon të mbetet bastion i Lëvizjes Vetëvendosje!
Mungesa e infrastrukturës bazike, mosfunksionimi i shtëpisë së kulturës përkundër investimeve me dhjetëra mijëra euro, të cilat shkuan huq, ku shkolla e vjetruar kërkon riparime urgjente, kthimi i liqenit të Përlepnicës në një deponi mbeturinash, e një varg mashtrimesh e problemesh të pazgjidhura nga kjo qeverisje në largim, e në anën tjetër kryetari në ikje përmend shuma astronomike e flet për investime që do t’i bëjë edhe në komunat tjera, e kjo jo vetëm që nuk është serioze por, është edhe qesharake, tani i ka humbur filli e ka filluar të merret edhe me probleme globale.
Një program i shkruar bazuar në 20 zotime të kryetarit të ardhshëm të Gjilanit, z. Sami Kurteshi, që ka në qendër qytetarin, ka bërë që banorët e Përlepnicës të jenë zë i fuqishëm i ndryshimit, dhe këtë më së miri do ta tregojnë më 22 tetor.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
sponsorizuar nga Vetëvendosje