Me 06 gusht 2020 pas mesnate rreth orës 01:25, Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të stacionit policor të Kamenicës kanë vërejtur një veturë të dyshimtë me tabela 01, e cila ishte e parkuar në një vend në fshatin Berivojcë të Kamenicës.
Vetura e dyshimtë me të vërejt policinë largohet nga vendi ku ishte e parkuar dhe nuk ndalet në urdhrat e policisë por e njëjta fillon të lëvizë me një shpejtësi të madhe në drejtim të Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se menjëherë janë ndërmarrë veprime për ta ndalë veturën e dyshimtë dhe me ndihmë të një patrulle të Trafikut Rajonal të Gjilanit vetura është arrit të ndalet në fshatin Përlepnicë të Gjilanit.
Në veturë ishin dy persona të dyshuarit: I. Sh. (1987) , dhe B. S. (1979), që të dy shqiptarë, shtetas të Kosovës, me banim në Fushë Kosovë.
“Ne automjetin që ata drejtonin gjatë kontrollit janë gjetur 32 copë shufra të bakrit të dimensioneve të ndryshme me peshë afër 120 kg., që dyshohet të jenë të vjedhura nga trafo- stacionet e rrymës elektrike në ish fabrikën e pllakave XIQ ‘’Karaçeva ‘’ në fshatin Berivojcë, komuna Kamenicë, vlera e dëmit të shkaktuar vlerësohet të jetë e konsiderueshme sipas pronarit”, ka thënë zëdhënësi Hashani, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Sendet e gjetura janë konfiskuar nga ana e hetuesve policor në cilësi të provave materiale për gjykatë .
Dy të dyshimtit janë arrestuar nga ana e Policisë, ata janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjor.
“Me urdhër te prokurorit te shtetit iniciohet rast “Vjedhje e rende”, ndërsa të dyshuarit dërgohen ne mbajtje për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti është duke u hetuar. /2LONLINE.com/