Nëse ende nuk ke përfunduar punimin e diplomës universitare, mos u brengos. Tash edhe dija shitet shumë lirë, majde mjaft lirë. Sidomos në Kosovë, ku punimet e diplomave universitare shiten vetëm për një euro.
Në një fotografi të postuar në rrjetin social të Facebook nga një qytetar i Prishtinës shihet se në pazarin e veturave në Fushë Kosovë, që mbahet çdo të diele e ku shitet shumë çka tjetër, tash po shiten edhe punime diplomash, transmeton reporteri.
Sipas postimit, një punim shitet jo më shumë se 1 euro dhe se për ironi tregtari ka më mijëra të tillë. /2lonline.com/