• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Krijohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Gjermani

Redaksia 2LONLINE 12 Tetor, 2013 3 min
 Krijohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Gjermani

Biznesmenë nga Gjermania dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë bashkuar në Frankfurt dhe Këln të Gjermanisë, për të krijuar rrjetin e bashkëpunimit të bizneseve gjermano-kosovare. Përfaqësuesit e institucioneve kosovare edhe në këtë takim, i kanë bërë thirrje diasporës që të investojë në Kosovë.

Në këto takime që po mbahen në Gjermani, po marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Diasporës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Oda Ekonomike Amerikane, UNDP-ja, IOM-i si dhe përfaqësues të bizneseve të diasporës në Gjermani.

Në Frankfurt u mbajt takimi i parë me bizneset e diasporës, ku ishin të pranishëm një numër i madh i bizneseve te këtij qyteti dhe atyre nga Shtutgardi.

Pas fjalëve përshëndetëse të përfaqësuese të institucioneve nga Kosova dhe atyre ndërkombëtare, foli Valon Aliu, pronar i kompanisë VA-TEC nga Shtutgardi i cili përveç biznesit që e udhëheq në Gjermani kishte investuar edhe në Kosovë.

Aliu tregoi shembullin konkret të investimeve të tij, sfidat dhe sukseset që ka pasur deri tani. “U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë pak mundësi të investojnë në Kosovë”, tha Aliu, thuhet në njoftimin e MeD.

Fillimisht mysafirët nga Kosova vizituan ordinancën “Zahnarztpraxis” me pronar Dr.Naim Osmani, i cili kishte të punësuar mbi 10 punëtorë. Pastaj iu bë vizitë kompanisë “Awr-Abbruch GmbH” pronare të së cilës ishin tre vëllezërit Viqa nga Ferizaj.

Nazmi Viqa, menaxher i kompanisë, tregoi historikun e kësaj kompanie e cila ishte ndër kompanitë më të mëdha në Gjermani e cila merret me shkatërrimin e objekteve të mëdha.  Në fund të ditës vizituam Agjencinë turistik “Eurokoha”, “Albakos” dhe “Loni-Reisen”.

Në këtë konferencë merr pjesë Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ndërsa qëllimi i konferencës, siç thuhet në njoftim, është krijimi i rrjetit të bizneseve të diasporës në Gjermani./albinfo.ch/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023
Info+

U bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

20 Shtator, 2023
Info+

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në

20 Shtator, 2023
Shneta

Në QKMF-në e Gjilanit organizohen ligjërata për rëndësinë e zbulimit të hershëm

20 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023

U bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

20 Shtator, 2023

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

20 Shtator, 2023

Në QKMF-në e Gjilanit organizohen ligjërata për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

20 Shtator, 2023

Shkatërrohen armë të ndryshme ilegale

20 Shtator, 2023

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për keqpërdorim të pozitës dhe vjedhje pylli

20 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com