(2LONLINE) – Firmat Ushtrimore që veprojnë në kuadër të shkollave profesionale çdo vit marrin pjesë në panairet Kombëtare dhe Ndërkombëtare që organizohen nga MASHT-I, Swiss Contacti dhe Kultur kontaktit nga Austria.
Mevlyde Zejnullahu ka thënë se në SH.M.E.”Marin Barleti “ të Gjilanit ekzistojnë dy firma ushtrimore F.U.”KO-DÉCOR “dhe F.U..”RINIA-KOS “ ku nxënësit e mbajnë mësimin praktikë dhe aftësohen ne punët administrative ,të marketingut dhe të kontabilitetit.
Ajo tha se kjo shkollë çdo vit ka marrë pjesë në panairet brenda shtetit dhe jashtë shtetit si në Zvicër, 5 herë dhe në Malin e Zi një herë dhe në Prishtinë shtatë herë me ndihmën e donatorit Swiss Contact.
“Këtë vit hasëm në vështirësi për pjesëmarrje në panairin e firmave ushtrimore në Prishtinë edhe pse Drejtoria e shkollës na I hoqi shpenzimet materiale (përgatitjen e katalogjeve, broshurave, fllajerave ,vizitkartave etj.) mirëpo shpenzimet e rrugës ,ushqimit për 8 nxënës dhe 4 trajner nuk patëm mundësi me I siguruar sepse DKA në Gjilan nuk kishte mundësi”, thotë Zejnullahu.
Ajo thotë se në momentin e fundit ndodhi e mira ku zyra e nënkryetarit Rexhep Kadriu na siguroj mjetet financiare për shkuarjen në panair dhe shkolla jonë I është shumë mirënjohëse nënkryetarit Kadriu.
“Ne në këtë panair arritëm sukses shumë të mirë në mesin e 84 firmave tjera nga tërë Kosova . Apeli jonë është ti ndihmoni shkollat që ti paraqesin rezultatet e punës së tyre aty ku kërkohet”, ka thënë Mevlyde Zejnullahu./2lonline/