Në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen “Dardania” të Gjilanit, është bërë vendosja e tunelit dezinfektues si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID19.
Ky tunel posedon një sistem automatik, i cili aktivizohet posa të kalohet nëpër të dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët për qasje para ose pasi që të marrin shërbimet mjekësore.
Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit ka bërë me dije se ko është një mundësi shumë e mirë për qytetarët dhe mantelbardhët, që ta kryejnë procesin e dezinfektimit, në mënyrë që të ndjehet sa më të sigurt përgjatë kryerjes së shërbimeve të tyre.
“Ne, e falënderojmë jashtëzakonisht shumë, kompaninë “EveryDay”, group, e cila na është bashkangjitur në mënyrë vullnetare nga dita e parë, ku kontribuoi me dezinfektimin e hapësirave publike, dhe, me vendosjen e këtij tuneli”, ka thënë nënkryetari Ismajli.