DYLON

Haziri kërkon nga drejtësia që ta zbardhë rastin e Agon Musliut

Haziri kërkon nga drejtësia që ta zbardhë rastin e Agon Musliut
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për gazetarë, ka shprehur keqardhje për tragjedinë e djeshme, ku humbi jetën I riu gjilanas, Agon Musliu.

Në një konferencë për media të mbajur të hënën, Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund për t’i dhënë paqe familjes.

“Agoni është njohur si djalë i urtë e si student i shkëlqyeshëm dhe si familjar i jashtëzakonshëm. Kthimi në karantinë, ka qenë fatal. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund për t’i dhënë paqe familjes Musliu dhe qytetarëve të Gjilanit. Këtë paqe shpirtërore dhe njerëzore ia kemi për obligim familjes së tij dhe cdo njeriu që është tronditur”, ka thënë Haziri

EkoHigjiena

Ai tha se do të vazhdojmë të qëndrojmë afër familjes, duke mos e lejuar që rasti të politizohet.

“Ne kërkojmë zbardhjen e rastit përmes instrumenteve ligjore”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, gjatë ditës, kreu i Gjilanit ka qëndruar për ngushëllime në familjen Musliu, në fshatin Livoҫ të Epërm të Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.