Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Me këtë rast, ish-ministri, z. Ekrem Mustafa, i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.
Gjithashtu, detyrën e tij e dorëzoi ish-ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, pas bashkimit të Ministrisë së Administratës Publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Me këtë rast, ish-ministrat Mustafa dhe Yagcilar, i uruan z. Agim Veliu detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Ndërsa, ministri Veliu falënderoi ish-ministrat për punën që kanë bërë gjatë mandatit të tyre.