DYLON

Diskutojnë për menaxhimin e migracionit të përzier në Kosovë

Diskutojnë për menaxhimin e migracionit të përzier në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc dhe shefen e misionit të IOM-it në Kosovë, Anna Rostocka. 

Fillimisht ministri Sveçla, ka falënderuar përfaqësuesit e organizatave për mbështetjen që i kanë ofruar institucioneve të Kosovës në periudha të ndryshme.

EkoHigjiena

Ministri i ka njoftuar lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe qeverisë së re. Gjatë takimit palët kanë diskutuar për bashkëpunim rreth zgjidhjeve të qëndrueshme dhe situatës që ndërlidhet me menaxhimin e migracionit të përzier në Kosovë dhe të forcimit të bashkëpunimit sa më të mirë për lehtësimin e nevojave dhe përkrahjen e azil kërkuesve, refugjatëve dhe  të migrantëve në Kosovë.

Arduc shef i misionit të UNHCR-së shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së MPB-së në fushën e avancimit të sistemit të azilit në Kosovë, si dhe mbrojtjen e refugjatëve.

Nga ana tjetër shefja e misionit të IOM-it në Kosovë, Anna Rostocka theksoi se prioritetet e kësaj organizate do të vazhdojnë të jenë përkrahja në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe asistenca direkte për migrantët e parregullt në Kosovë. 

Në kuadër të këtij takimi palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të migracionit të përzier në Republikën e Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.