Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Ligën e Parë në basketboll. Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe AS Prishtinës.
Istogasit kanë gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse prishtinasit shtatë fitore dhe dy humbje.
Prishtina e Re do të sfidohet nga Vushtrria. Prishtinasit kanë pesë fitore dhe katër humbje, kurse vushtrriasit katër fitore dhe gjashtë humbje.
Vëllaznimi që ka dhjetë fitore në dhjetë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë do të ndeshet me Borean, që ka një fitore dhe nëntë humbje.