Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka njoftuar se duke u bazuar në njoftimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, 22 persona nga kjo komunë janë shëruar nga Koronavirusi.
Sipas njoftimit, mostrat e tyre në testin e dytë që iu bë sot, dolën negative.
Kryetari Haliti shprehet i lumtur dhe me gëzim e ndan këtë lajm të mirë me bashkëqytetarët e tij. Ai, të shëruarve iu ka uruar shëndet të plotë, kurse atyre qê akoma nuk e kanë kaluar gripin, shërim të shpejtë.
Megjithatë, ai bën thirrje për kujdes, sepse sëmundja nuk është mposhtur plotësisht.
Nga 53 të infektuar në Komunën e Vitisë, deri tani 42 janë shëruar.