/2L ONLINE/ – Në fshatin Letnicë të Vitisë është mbajtur sot mesha qendrore e festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”. Në shënimi e kësaj feste pos mysafirëve të shumt nga vendet e ndryshme të botës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja ,besimtarë të krishterë etj. Këtë meshë e ka udhëhequr Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i cili u lutë për dashuri dhe harmoni mes njerëzve.
Ipeshkvin i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke folur gjatë meshës solemne ndër tjerash tha të pranishmëve se ky vit është i veçantë pasi është viti i shenjtërimit të Nene Terezes.
“ Ky vit është vit i veçantë sepse është viti I shënimit të të lumturimit të Nëna Terezë. Në këtë kishë para më shumë se 100 viteve është nis drejtë botës Gonxhe jonë e vogël e cila vinte në këtë kishë që të dhezë qirijn zonjës së bekuar që të sheh shpresën e lume dhe të gjej thirrjen e lume që të shërbej hyut dhe të varfërve”, u shpreh Imzot Dodë Gjergji.
E kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti I pyetur nga mediat lidhur me raportet ndër fetare në Viti tha se këto janë raporte ndër vëllazërore.” Këto raporte janë vëllazërore, raporte bashkëpunimi dhe bashkëjetesës dhe edhe sot në këtë festë fetare si Zoja e Bekuar në Letnicë” u shpreh Haliti.
Ai tha se raportet e tilla të bashkëjetesës kanë qenë gjithmonë të mira në Viti duke potencuar se ajo jo vetëm që mbetet e tillë por edhe po shkon në rritje.
Ndërkaq famullitari Don Kristë Gjergji, ka falënderuar institucionet komunale të Vitisë dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që kanë ndihmuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj feste. Përndryshe gjatë muajit gusht fshatin Letnicë e kanë vizituar pelegrinë nga vendet e ndryshme të botës. /2L ONLINE/