Në kuadër të Kongresit të Dytë Klinik ka filluar trajnimi me titull: Diabetic Macular Edema – DME and Age-Related Macular Degeneration – AMD, i cili i kushtohet segmentit të mesëm të syrit, me ligjërues Prof. Dr. Bora Eldem.
Trajnimi po mbahet në Amfiteatrin e Telemjekësisë dhe po transmetohet në të gjitha Qendrat e Telemjekësisë në Kosovë në kuadër të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në bashkëorganizim me Odën e Mjekëve të Kosovës.
Trajnim do të ketë edhe në sallat operative nga Prof. Dr. Tansu Erakgun, me mjekët nga Klinika e Syve në operacione të segmentit të pasëm të syve.
Me këtë rast, pjesëmarrësit dhe trajnerët i përshëndeti me një fjalë rasti edhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, njëheri Kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. /2LONLINE/