Në Qytetin e Vitisë, janë shfaqur radhazi tri komedi të ndryshme dhe atë në kuadër të aktivitetit “Ditët e Skenës Teatrore“.
Në ditën e parë është dhënë komedia “Vrapo pas gruas tënde” nga Teatri Profesionistë i Gjilanit nën regjinë e Ekrem Sopit.
Ndërkaq para publikut vitias në ditën e dytë është dhënë komedia “Koprraci” i Molierit me regji të Elmaze Nura.
Përmbyllja e aktiviteteve teatrore në Viti është bërë me dhënien e komedisë premirë “Vëllazëri e Interes” nga Teatri i Qytetit të Vitisë dhe atë në regji të Avdi Lutfiu.
Përndryshe Teatri i Qytetit të Vitisë, është themeluar në vitin 1994 dhe gjatë periudhës së okupimit në vitet e 90-ta, aktorët e kësaj trupe kanë realizuar dhjetëra shfaqje.
Që nga viti 2000, teatri i Qytetit ka realizuar komeditë “Me Faqe të Zezë”, “Audicioni”, Njerëzit me Maska”, Mysafiri i Mallkuar” dhe “Romeot e Gjylieta”.
Kurse të shtunën nga Teatri i Qytetit të Vitisë u dha premiera “Vëllazëri e Interes” që riktheu aktorët vitias në skenë pas 6 vitesh.
Komeditë janë mirëpritur nga publiku vitias me interesim të jashtëzakonshëm.