DYLON

Valltarët e rinj të AKV-së “Kemajl Azizi” në vendin e tretë në Festivalin “FERFOLK”

Valltarët e rinj të AKV-së “Kemajl Azizi” në vendin e tretë në Festivalin “FERFOLK”
Avatar photo Redaksia

Në Festivalin ndërkombëtar të valleve për fëmijë “FERFOLK” që u mbajt në Ferizaj, morën pjesë grupe artistike nga Bosnja, Maqedonia, Turqia e Kosova.  Ansambli vitias “Kemajl Azizi”u paraqit në këtë festival me valle burimore dhe koreografike që u vlerësua lartë nga publiku dhe juria profesionale.

Me vendin e parë, juria e vlerësoi Ansamblin “Shqiponja” nga Saraji i Shkupit, vendi i dytë i takoi “Ibe Palikuqi” nga Shkupi dhe vendi i tretë AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia.

Ky ishte edicioni i parë i këtij Festivali që organizohet nga Ansambli “Shamikuqet” nga Ferizaj, me drejtoresh Jehona Sopa.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.