(2LONLINE) – Në mbledhjen e sotme të këshillit të drejtorëve të komunës së Vitisë janë shqyrtuar propozim rregullorja për punën e Kuvendit të Komunës së Vitisë, propozim rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores mbi transparencën si dhe dhënia e pëlqimit për ndërtimin e një mini hidrocentrali në Binçë të Vitisë me kapacitet prej 0.6 mw.
Këshilli i drejtorëve të komunës së Vitisë nën kryesimin e zv. kryetarit të kësaj komune Hasan Aliu, pas shqyrtimit të këtyre pikave ku janë dhënë sugjerimet, plotësimit dhe vërejtjet nga ana e këtij këshilli, është vendosur që këto pika të shkojnë për procedim të më tutjeshëm në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF). /2lonline/