Në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive e deri më tani, 64 mijë e 519 qytetarë janë infektuar me virusin SARS CoV2. Ndërsa janë 1 mijë e 545 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 6 mijë e 946 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.545 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946. /2LONLINE.com/