Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në Kosovë janë 9 mijë e 761 raste aktive me COVID-19.
Në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive e deri më tani, 74 mijë e 079 qytetarë janë infektuar me virusin SARS CoV2. Ndërsa, janë 1 mijë e 668 qytetarë të cilët e kanë humbur betejën me COVID-19.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 9 mijë e 761 raste aktive me COVID-19.
Deri më sot, numri total i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761. /2LONLINE.com/