DYLON

Gjilani ka aktualisht 326 raste aktive me COVID-19

Gjilani ka aktualisht 326 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 326 raste aktive, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

EkoHigjiena

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14076 mostra, 4016 kanë rezultuar pozitivë, 3578 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 326 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 68 persona dhe 312 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.