Në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive e deri më tani, 68 mijë e 351 qytetarë janë infektuar me virusin SARS CoV2. Ndërsa janë 1 mijë e 592 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 7 mijë e 321 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.321. /2LONLINE.com/