Çdo ditë po dëgjojmë nga qeveria e Isa Mustafës e cila flet për “arritjet e mëdha” që bëri. Pranimi në UEFA dhe FIFA, Liberalizimi i Vizave. Po, këto janë shumë pozitive për Kosovën, por këto nuk u arritën për shkak të një qeverisje të mirë, por përkundrazi këto u vonuan për shumë e shumë vite për shkak të një keq qeverisje. Kjo është thjesht arritja e vetë qytetarëve të Kosovës, për sakrifikicën dhe durimin e tyre.
Kështu shprehet Faton Kurti, kryetar i Republikanët e Kosovës (REK), sipas ët cilit me kalimin e viteve qytetarët e Kosovës kanë kuptuar dhe kuptojnë çdo ditë dhe më mirë se janë viktima të politikave të gabuara, gabim, i cili po e largon çdo ditë dhe më shumë Kosovën drejt rrugës së saj të integrimit Europian.
Për të mos ndodhur kjo, Kurti thotë se Republikanët e Kosovës (REK) ju bën thirrje, të gjithë kosovarëve të bashkohen me nismën e tyre në mbrojtje të vlerave të shoqërisë, në mbrojtje të shtetit të Kosovës, duke pasur në duar, në mendje, dhe në vepër programin më të mirë, që na bënë krenar për të jetuar me dinjitet në këtë vend, si qytetarë të lirë të Republikës së Kosovës.
Ai thotë se Kosova po jeton ditë të vështira përsa i përket situatës politike, ekonomike dhe sociale. Korrupsioni në të gjitha fushat dhe sferat e shoqërisë në Kosovë është mjaft i theksuar dhe ka bërë që investitorët të largohen dhe të mos ketë zhvillim ekonomike dhe social. Madje, korrupsioni i lartë në vende është edhe pengesë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, institucion ku kusht kryesor ka luftën ndaj korrupsionit.
“Në Kosove mbretëron një situatë dëshpëruese sepse qytetaret i kanë humbur shpresat për një perspektiv pozitive me këta Qeveritar të papërgjegjshëm dhe të korruptuar të cilët para të gjithave mendojnë për interesin e tyre dhe jo për atë të qytetarëve. Shumë nga këta janë thjesht kriminelë. Ku një kryetar i një Komune dënohet për kontrabandë dhe megjithatë ai ende mbetet në detyrë.
Që nga lufta në Kosovë dhe që nga pavarësia, vendi ka marrë miliarda ndihma ndërkombëtare. Të gjitha këto ishin të kota! Të gjitha këto humben! Ky është një krim i pabesueshëm se asgjë pozitive nuk është bërë për qytetaret e Kosovës. Vete Bashkësia Europiane duhet të hulumtoj dhe të gjejë fajtoret se ku i çuan të gjitha ato miliona të ndihmave? Sikurse mos të ishin keqpërdorë ato, Kosova sot do të kishte një status tjetër ekonomik dhe social. Të gjithë ata që keqpërdoren këto ndihma duhet të futen pas hekurave”, thotë Kurti.
Ai tutje shprehet se papunësia në Kosovë po rritet çdo ditë edhe më shumë. Mëse gjysma e popullsisë në Kosovë është e papunë, në anën tjetër edhe ata që punojnë, shumica e tyre mezi sigurojnë mbijetesën dhe nuk gëzojnë as të drejta minimale. Qytetarët e Kosovës; rinia dhe fuqia punëtore e intelektuale po i braktisin dëshpërueshëm vendin, duke rrezikuar jetën e tyre për mbijetesë, Qeveria e Kosovës as që merret më këtë problem për të parandaluar këtë!
Arsimi është një tjetër fushë e cila po shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Kambanat e të cilit po bien të alarmuara sepse vendin e mësuesve dhe pedagogëve po e zënë analfabetët me diploma, njerëz që kanë një diplomë në xhep, por nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre.
“Qytetarët e Kosovës duhet ti thonë ndal kësaj klase politike dhe politikanëve të korruptuar dhe të pa arsimuar, të cilët po e shkatërrojnë këtë vend duke shënuar vetëm regres. Kosova ka mjaft resurse të mira, ka djem dhe vajza intelektualë, të cilët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit ku kanë zgjedhur të jetojnë. Kosova duhet të ecë përpara dhe rruga e saj e vetme është Bashkimi Europian. Synimi dhe qëllimi i REK është një Kosovë në BE dhe në NATO, por kjo nuk mund të arrihet në të ardhmen e afërt me këtë Qeveri dhe këta qeveritar. Republikanet do të sjellin një qeverisje të dinjitoze duke sunduar ligjin, luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit, raporte të mira ndër-fqinjësore, reformën ekonomike dhe fiskale etj. Për të kaluar gjitha këto faza drejtë procesit integrues, Kosovës i nevojitët një elite e re politike me përkushtueshmëri shumë të madhe”, thotë tutje Kurti i republikanëve.
Sipas itj, BE-ja e bëri një të padrejtë të madhe Kosovës, duke ja bërë Serbisë Liberalizimin e Vizave dhe të shpalljen e saj për vend Kandidat!Ne mendojmë se rruga e Beogradit drejt Bashkimit Europian duhet të kalon vetëm përmes pranimit të pavarësisë së Kosovës.
“Ne si Republikanë, kemi dijen, profesionalizmin, guximin, kreativitetin dhe e kemi nisur mbarë, të mbështetur edhe nga faktorët ndërkombëtar, dhe jemi të bindur që programi ynë do të arrijë në duart e çdo qytetari, të cilët do ta pranojnë si të tyre këtë ofertë, e cila vjen në kohën e duhur. Republikanet do të jenë pjesë e zgjedhjeve qendrore, duke u shtrirë në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe jemi të bindur se, me mbështetjen masive që do të marrim nga elektorati kosovar, dhe me ndihmën e pakursyer të miqve tanë ndërkombëtar, të zhgënjyer nga lidershipi politik në vendit, do të qeverisim në të ardhmen e afërt, për t’ju siguruar qytetarëve tanë një jetë më të mire, ashtu si e kanë popujt tjerë Europian”, thotë Kurti.
Ai shton se ka ardhur koha ti themi Jo kësaj politike shkatërruese dhe të përqafojmë platformën më të re të Integrimit të vendit në Bashkimin Europian, që ofron Partia Republikanët e Kosovës (REK). Ti themi Jo mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit, dhe shkatërrimit ekonomik në vend. Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë, meritojnë një politikë me dinjitoze, meritojnë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, meritojnë një sistem arsimor më cilësor, meritojnë mirëqenie sociale, shëndetësi falas, meritojnë një ambient më të pastër, meritojnë një shtet më të fortë.
“Mundësi, të cilat mund të arrihen vetëm nëse i besoni Partisë, Republikanët e Kosovës (REK), partisë së vlerave të njeriut, partisë e cila ka në themel dhe punon çdo ditë për një Kosovë më të mirë. Ne besojmë në ëndrrën shqiptare… ndërtimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës, ne besojmë në një Kosovë të fortë dhe të lirë”, thotë Faton Kurti, kryetar i Republikanët e Kosovës (REK).