Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u realizua ceremonia e certifikimit të Kursit Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës Serbe, me kursantë të komuniteteve të ndryshme të njësive të FSK-së.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Kolonel Mehmet Lladrovci, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, z. Adnan Rexheplar, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, përfaqësues të IOM-it për Kosovë si dhe oficerë e nënoficerë të KDS-së.
Me rastin e ceremonisë, zëvendës komandanti i KDS-së, Kolonel Lladrovci priti në zyre zv. Ministrin Rexheplar dhe Ambasadorin Abbott, të cilët i njoftoj për strukturën, aktivitetet dhe trajnimet që i mban KDS-ja. Për më tepër i njoftoj për bashkëpunimin që KDS ka me njësitë ushtarake britanike si dhe për gjendjen e komuniteteve jo shumicë.
Kurset tetë javore, u financuan nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe u realizuan me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM). /2LONLINE/