DYLON

Diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë

Diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takim me  ambasadorin Abbott, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë, duke shprehur qëndrimin dhe shqetësimet e Kosovës në këtë proces.

EkoHigjiena

Presidentja dhe ambasadori diskutuan edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me ç’rast Presidentja shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për mbështetjen konsistente britanike.

Në takim, Presidentja Osmani ka përsëritur angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës për procesin e dialogut, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, si dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes, sigurisë, sikurse edhe sundimit të ligjit në të gjithë territorin e shtetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.