Në Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj janë realizuar me sukses Kursi i Avancuar për Lider gjenerata 03-21, Kursin e Lartë për Nënoficer, Gjenerata 02 – 2021 dhe kursi për Teknologji Informative dhe Komunikim Niveli 3.
Kursi i Avancuar për Lider është një program mësimor i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria Amerikane, që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës togu dhe kompanie.
Kursi i Avancuar për Lider është i ndarë në pesë module kryesore: Ligjet dhe rregulloret, Udhëheqje dhe menaxhim, Planifikimi i operacioneve, Operacioneve, Moduli i Taktikave
Ndërsa Kursi i Lartë për Nënoficer, është një program mësimor i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga ushtria Amerikane që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës në nivel skuadre dhe togu.
Komandanti i KDS gjeneral brigade Irfete Spahiu në ceremoninë e certifikimit ,pasi vlerësoi lartë punën e instruktorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve theksoi rendësin që kursantët të bartin njohurit e fituara në këto kurse tek vartësit dhe njësit e tyre. /2LONLINE.com/