DYLON

Dardanapress promovon Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Kamenicës

Dardanapress promovon Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Organizata Joqeveritare Dardanapress në kuadër të projektit “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore” mbështetur nga komuna e Kamenicës përkatësisht nga  Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka organizuar trajnime dhe debate me nxënësit e shkollave në Komunën e Kamenicës.

Stafi I Dardanapress-it,ditë më parë ka përfunduar trajnimin në Shkollat e Komunës së Kamenicës lidhur me Trashëgiminë Kulturore,në  shkollat : “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë, “Selver Kryeziu “ Roganë ,”Skenderbeu”Hogosht,“Avni Rrustemi” Karaçevë e Epërme. Nxënësit  janë  njoftuar me vendbanimet e hershme  duke përfshi  kalatë, objektet e kultit Islam dhe krishterë,trashëgiminë natyrore dhe kulturore,gjetjet arkeologjike si dhe  veshjet tradicionale. Gjatë trajnimeve nxënësve u janë shpërnda fletushkat e përgatitura nga organizata Dardanapress.

EkoHigjiena

Përveç trajnime në debatet e organizuara është debatuar  për  gjendjen e momentale të vendbanimeve  dhe objekteve  të Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Kamenicës . Si rekomandime të dala nga këto takime janë: Restaurimi  dhe mirëmbajta e objekteve të trashëgimisë kulturore, mbledhja e artefakteve dhe hapja e një muzeu etnologjike në Kamenicë,hulumtimi  arkeologjike në territorin e komunës,krijimi i një data baze me shënimet e trashëgimisë kulturore të Komunës së Kamenicës si dhe organizimin e vizitave,ekskursionit një ditor të nxënësve të  klasave te nënta vendbanimeve dhe objekteve të Trashëgimisë Kulturore  në territorin e Komunës tonë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.