Në klinikën Infektive të QKUK-së, me 20.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.
Prej tyre, të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19, është si vijon:
3 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.
Sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar.