Edhe aktivistë të shoqatës “17 shkurti.ch” në aksion për pastrimin e ambientit

Edhe aktivistë të shoqatës “17 shkurti.ch” në aksion për pastrimin e ambientit

“Aktivistët e shoqatës “17 shkurti.ch”, iu bashkëngjiten aksionit tonë për pastrimin e hapësirave publike, ku është bërë pastrimi i varrezave të qytetit të Gjilanit, para festës së madhe të Bajramit. Ky aktivizëm i kësaj shoqate dhe banorëve të fshatit Dobërqan, vije pas angazhimit të vazhdueshëm të tyre, të cilët edhe fshatin e tyre e kanë bërë një fshat piktoresk, dhe, që ua kanë lakmi shumë vende në Kosovë”, ka thënë, Arbër ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.

Sipas tij, kjo nismë, ndaj përkujdesjes së atyre që pushojnë në vendin e përjetësisë, është vepër e mirë e përkujdesjes para Zotit të madh, dhe, veçanërisht, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Islami jo vetëm që është pro natyrës dhe ambientit, por i mëson besimtarëve si të jenë më të dobishëm edhe ndaj të vdekurve, ndaj të gjallëve, krijesave të ndryshme dhe rëndësisë ndaj natyrës.

Ismajli ka thënë tutje se ky model i këtyre aktivistëve, duhet të shihet si vetëdijësim i të gjithë neve, të cilët duhet ta dimë që jemi vet ne që duhet të përkujdesemi për të gjithë ata familjarë e miqë tanë, të cilët pushojnë këtu në botën e përjetësisë.

“Një falënderim të veçantë shkon për humanistin e madh, Ismet Abdyli, së bashku me këta djem të shoqatës “17 shkurti.ch”, Afrim Kastrati, Sylë Haziri, dhe, Fitim Haliti, të cilët krijuan një imazh pozitiv, dhe, natyrisht, bënë një përkujdesje shumë të madhe ndaj atyre të cilët pushojnë këtu, por, edhe për ata të cilët do t’i vizitojnë të afërmit e tyre”, ka thënë Ismajli, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai shtoi se këta aktivist nga Dobërçani, në vazhdimësi po tregojnë kulturë qeverisëse ndaj vendit të tyre, shoqërisë, e ndaj çdo hapësire publike, e cila është në interes të qytetarëve.

“Është kjo shoqatë, e cila në thelb tregon se, ata të cilët përkujdesen për shtëpinë e tyre, gjejnë kohë dhe mundësi për t’i dalë në ndihmë edhe të tjerëve”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

 

KOMENTE