Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 26.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:
5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë.