Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.
Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;
• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).
Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet.