Bazuar në raportin e Klinikës Infektive, të datës 27.04.2020, hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe, në klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 57 raste.
Prej tyre, me Covid-19, janë gjithsej 55 raste.
Gjendja e pacientëve është si vijon:
45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik.