DYLON

OAK: Urgjent të zgjatet afati i pagesës së tatimit në fitim për 2019

OAK: Urgjent të zgjatet afati i pagesës së tatimit në fitim për 2019
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i adresoi Ministrit të Financave Besnik Bislimi një kërkesë për shtyerjen dhe deklarimin e afatit të pagesës së Tatimit në Fitim prej 10%, të vitit fiskal 2019.

Në kërkesë u theksua që sipas vendimit të mëhershëm, bizneset janë të obliguara që realizimin e pagesës së Tatimit në Fitim ta bëjnë më së largu deri më 30.04.2020, që nënkupton se kanë edhe tre ditë në dispozicion, mirëpo tek një pjesë e madhe e tyre për shkak të gjendjes së krijuar kohëve të fundit është shumë vështirë e realizueshme duke pas parasysh që kjo pagesë ka një kosto të lartë.

Propozim i Odës së Afarizmit të Kosovës është të mundësohet që realizimi i kësaj pagese të bëhet në fund të muajit Korrik, pasiqë një pjesë e bizneseve dy muajt e fundit nuk kanë realizuar veprimtarinë e tyre, kanë pas obligime për të realizuar dhe janë duke hasur në vështirësi financiare.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.