Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 113 pacientë të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, sipas raportit të punës për datën 15 qershor 2021.
Nga ta, 31 janë të konfirmuar me COVID-19, kurse 86 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë:
17 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
70 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë:
13 të konfirmuar pozitivë
16 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient