DYLON

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, të cilin e ka falënderuar për punën dhe angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e posaçërisht të atyre me nevoja të veçanta.

Presidentja Osmani ka theksuar se do të vazhdojë ta mbështesë punën e UNICEF-it edhe më tej, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë ndër prioritetet kryesore gjatë mandatit të saj. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.