Shkruan: Mediana Bislimi
Gëzohem dhe më bën të shpresoj për të ardhmen e këtij vendi kur shohë se institucionet i përgjigjen kritikës publike dhe na kujton se institucionet janë në shërbimin të qytetarit.
Kryetari i Komunës,z.Alban S. Hyseni paska anuluar konkursin e DKA’së si dhe paska shkarkuar drejtoreshën e arsimit znj. Selvete Sylejmani për shkak të një afere nepotizmi.Ky veprim duhet përshëndetur.
Megjithatë nepotizmi i drejtorisë së arsimit ka shpërfaqur majën e ajsbergut. Edhe në dikasteret e tjera gjendja s’është më e mirë.
Gjilani, nuk ka pasur përbërje menagjeriale më jo profesional që nga paslufta e këndej.
Uroj që, në këtë nismë shkarkimesh, kryetari i komunës të bëjë riformatimin dhe strukturim tërësisht rrënjësor të ri, me qëllim që të realizohen obligimet fundamentale ndaj qytetarëve dhe premtimet e realizuara.
Gjilani meriton lidership profesional, në të kundërtën aq më shumë që vonoheni, shpresa do të kthehet në një zhgënjim të madh.
Gjilani nuk e meriton vetëm këtë nismë! Gjilani meriton shumë më mirë. /2LONLINE/