Në kudër të “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ), ka mbajtur një cikël ligjëratash në disa shkolla fillore të komunës së Kamenicës.
Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli – Kastrati zhvilloi ligjëratën e parë në shkollën fillore “Sadri Misini” në Shipashnicë të Epërme me nxënësit e klasave të IV, V dhe VI-ta, me temën “ Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve”.
Më pas ligjëratat i vazhdoi në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë dhe “Asllan Thaqi” në Karaqevë të Poshtme.
Gjatë këtyre ligjëratave u diskutua rreth të drejtave dhe detyrave të fëmijëve në familje, shkollë dhe komunitet, si dhe Koventa për të drejtat e fëmijëve.
Koordinatorja Demolli – Kastrati falënderoi nxënësit dhe të gjithë stafin e shkollave për bashkëpunim dhe përkrahje.