DYLON

Rahimaj pjesë e diskutimit: “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”

Rahimaj pjesë e diskutimit: “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Koordinatoren e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati dhe Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari, kanë marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temë: “Fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”, e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit në mbëshetje të OSBE-së.

Në këtë tryezë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, theksoi rolin dhe rëndësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, me theks të veçantë zbatimin e rekomandineve të këtij insitucioni ku sipas tij ende nuk janë në nivel të kënaqshëm.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e komunave dhanë propozime konkrete në drejtim të gjetjes së mënyrës së duhur për zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, dhe kushtëzimin e zbatimit të tyre me përfitime të granteve buxhetore.

Çështje të tjera të cilat u ngritën nga të pranishmit ishin: zbatimii i Ligjit për Barazi Gjinore, respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, problemi i qytetarëve të Luginës së Preshevës me mungesën e dokumenteve të identifikimit dhe mos fitimin e shtetësisë, dhe të drejtave të tjera për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.