(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë vizitoi fillimin e punëve në rrugën Hogosht-Lisockë-Kapi. “Kjo rrugë do të lidh fshatrat kufitarë mes Kosovës e Serbisë, ndjehem i privilegjuar për fillimin e kësaj rruge që do t’ju lehtësoj qytetarëve qarkullimin dhe do të hap mundësinë e investimeve në turizëm malor dhe bujqësi e blegtori pasi që është një teren mjaft i mirë për këto lëmi bujqësore” ka thënë Sinani.
Abedin Salihu pronar i Dinocopmany kompania e punëkryesit tha se punët po ecin sipas planit dinamik dhe kjo rrugë do të përfundohet brenda katër muaj.
Faik Gerbavci, në emër të banorëve të lokalitetit të fshatit Lisockë tha se kjo rrugë ka qenë e domosdoshme të rregullohet pasi që kemi pasur shumë vështirësi të qarkullimit, sidomos gjatë kohërave të ftohta dhe në dimër.
Ky projekt është investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Kamenicës vlera e të cilit është 1.2 milion Euro, që parashihet të përfundoj brenda një viti /2L ONLINE/