Procesi i korrje-shirjeve në Kamenicë është duke vazhduar ende.
Komisioni komunal që po e përcjell në vazhdimësi këtë proces dhe sipas këtij komisioni deri më tani është duke shkuar mirë dhe pa ndonjë problem.
Nga informatat e këtij komisioni, deri më tani janë korrur rreth 1,260 ha. apo rreth 60 % të sipërfaqes së përgjithshme të mbjellave me Grurë, ndërsa sa i përket sipërfaqes me Elb tani është përfunduar i tërë procesi i korrje- shirjeve.
Sipas komisionit gjatë vazhdimit të procesit të korrje-shirjeve nuk ka pasur probleme sa i përket anës së kombajnerëve dhe fermerëve, e poashtu nuk ka pasur asnjë rast të paraqitjes së fermerëve për mos-respektim rendi.
Në bazë të të dhënave nga komisioni gjatë vizitave në terren, rendimentet për hektar janë rreth 2,500 – 3,000 kg./ ha. për grurë, kurse për elb 2,500 – 2,800 kg./ ha. /2LONLINE/