Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Kamenicës, fton të gjithë fermerët e Komunës së Kamenicës që të marrin pjesë në sesionin informues të organizuar nga Organizata joqeveritare “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK)
IDAK është duke zbatuar projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë” , i cili ka për qëllim rritjen e mundësive për angazhimin e të rinjëve në tregun e punës përmes kapaciteteve profesionale.
Gjatë vitit 2019 do të zbatohen aktivitetet e projektit në komunat: Gjilan, Kamenicё, Rahovec, Pejё dhe Zubin Potok.
Në fokus të projektit do të jenë:
– të rinjtë e zonave rurale të cilët nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin e lartë, e që merren apo kanë potencial për t’u marrë me aktivitete bujqësore; dhe
-të rinjtë që kanë përfunduar apo janë në përfundim të shkollimit të lartë në fushën e bujqësisë apo teknologjisë ushqimore.
Grupi i parë do të trajnohet për praktikat më të mira për prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, ndërsa grupit të dytë do t’i mundësohet kryerja e praktikës profesionale në periudhë prej tre muajve.
Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit, ftohen të rinjët dhe studentët e drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore që të marrin pjesë në sesion informues që do të mbahet më datën 6 shkurt 2019 (e mërkurë) , me fillim nga ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Kamenicës.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).