DYLON

Nis trajnimi për zyrtarë policorë si reagues të parë të dhunës në familje

Nis trajnimi për zyrtarë policorë si reagues të parë të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Sot, më 4 shkurt 2018, nën organizimin e OSBE-së dhe mbështetjen financiare të ambasadës italiane filloi projekti i trajnimit ‘Ngritja e kapaciteteve operative të PK-së për luftimin e dhunës në familje.

Në ceremoninë e hapjes së trajnimit që u mbajt në objektet e PK-së në Prishtinë, morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit QALAJ, ambasadori i Italisë në RKS z. Sardi dhe drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, z. Rogue.

Si fazë e parë e projektit është paraparë trajnimi pesë ditor (4 deri 8 shkurt 2019) për trajnimin e trajnerëve si reagues të parë të rasteve të dhunës në familje. Fillimisht do të trajnohen dymbëdhjetë zyrtarë policorë e më pas nga ata do të kryhen trajnime tjera për zyrtarët policorë.

EkoHigjiena

Qëllimi i trajnimit është që zyrtarët e trajnuar të pajisen me njohuritë, praktikat dhe metodat më të avancuara se si t’iu qasen rasteve të dhunës në familje.