Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është themeluar Klubi i Fizikanëve, që është vepër e mësimdhënësve të Fizikës dhe nxënësve të kësaj shkolle e që ka marrë edhe përkrahjen e drejtorisë dhe të kolektivit.
Saud Rrahmani, profesor i Fizikës dhe Astronomisë, ka thënë se ky klub ka për qëllim afirmimin e lëndës së fizikës dhe të astronomisë dhe të përgatitjes së nxënësve për gara republikane e ndërkombëtare, njofton faqja zyrtare e kësaj shkolle.
Kryetare e Klubit të Fizikanëve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është zgjedhur nxënësja e klasës së dymbëdhjetë, Elsa Kqiku, e cila ka qenë pjesëmarrëse në garat botërore të Fizikës, ku ka arritur rezultate të larta.
Duhet theksuar se në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” veprojnë disa klube, e ky më i riu është edhe një vlerë që i shtohet kësaj shkolla, e cila ka bërë emër jo vetëm në Gjilan e Kosovë, por edhe më gjerë, njofton faqja zyrtare e kësaj shkolle. /2LONLINE/