DYLON

Kreu i AAK-së së Gjilanit dhe ish-komandanti i  ZOK-ut, vizitojnë OVL UÇK-në e Gjilanit

Kreu i AAK-së së Gjilanit dhe ish-komandanti i  ZOK-ut, vizitojnë OVL UÇK-në e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me ish-Komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi dhe me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan ku u mirëpritëm nga kryetari Xhevdet Mehmeti me bashkëpunëtorë”, thuhet në njoftimin e Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të AAK-së së Gjilanit.

Më tej,  bëhet e ditur se  AAK në Gjilan e ruan traditën e bashkëpunimit dhe kujdesit ndaj kategorive të lirisë, kategori këto pa të kontributin dhe sakrificën e të cilave ka qenë e pa imagjinuar liria, shteti, ushtria dhe jeta jonë.

EkoHigjiena

Për AAK-n, lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë, e domosdoshme dhe e pa alternativë, kësisoj do të mbetet përgjithmonë.

AAK beson në pafajsinë e UÇK-së dhe secilit pjesëtar të saj, sepse lufta ka ndodhur në tokën tonë, në shtëpitë tona e duke qenë të okupuar, të përndjekur e burgosur, të vrarë e masakruar me dekada.

Nuk ka Gjykatë e as përpjekje të kujtdo qoftë që ka mundësi me e njollosë luftën çlirimtare sepse ajo ishte e imponuar, sepse ajo ndodhi si përpjekje për me i mbrojtë fëmijët, gratë, pleqtë dhe të gjithë njerëzit e pafajshëm.

Nëse diku ka një pikë drejtësie, çlirimtarët do të lirohet të pafajshëm.

AAK mbetet e vendosur që t’iu krijojë kushte të mira veteranëve dhe invalidëve të luftës si dhe familjeve të dëshmorëve. Nuk kemi qenë asnjëherë larg tyre e kësisoj dhe më fuqishëm do të jemi në të ardhmen, thuhet në fund të njoftimit të Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të AAK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.