Ka vazhduar edhe sot në Gjilan kampanja e pastrimit “Green & Clean”, ku mori pjesë edhe kryetari Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, qytetarë, aktivistë e përfaqësues të shoqërisë civile.
Aktivitetet e kampanjës së pastrimit kanë nisur në sheshin e qytetit, për të vazhduar me pastrimin e QKMF-së, pastrimin e fshatit Velekincë dhe dy shkollat, “Musa Zajmi” e “Mulla Idriz Gjilani”.
Kryetari Hyseni u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të Gjilanit që t’i bashkohen fushatës së pastrimit.
“Përveç pastrimit, të kujdesemi që gjendjen të mos e kthejmë më herët para kampanjës së pastrimit”, ka thënë kryetari Hyseni.
Kampanja e pastrimit vazhdon më 28 prill në lagjen Dardania (10:00), për të vazhduar në fshatin Miresh (13:00), në shkollat fillore “Selami Hallaqi” e “Nazim Hikmet” (14:00) dhe pastrimi i kampusit të shkollave të mesme (16:00).
Kampanja e pastrimit “Green & Clean” ka nisur më 22 prill dhe do të zgjasë deri më 5 qershor. /2LONLINE/