DYLON

Kryetari Salihu kërkon angazhim më të madh për një gjyqësor të pavarur dhe efikas

Kryetari Salihu kërkon angazhim më të madh për një gjyqësor të pavarur dhe efikas
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu me të marr detyrën e re, ka takuar Shefin e Departamentit të Krimeve të Rënda, Agim Ademi, Shefin e Departamentit të Përgjithshëm, Berat Spahiu, Shefin e Divizionit Penal, Behar Ymeri dhe atë të Divizionit Civil, Milorad Mitkoviq. 

Gjithashtu gjatë ditës ka takuar edhe Administratoren, Florina Jerliu, Shefen e Zyrës Qendrore për Menaxhimin e Lëndëve, Valbona Dulahu, dhe Shefen për Shërbime të Përbashkëta, Linda Salihu. 

EkoHigjiena

Kryetari Salihu, theksoi në këto takime se pavarësia gjyqësore, profesionalizmi, integriteti, rritja e performancës dhe rritja e besueshmërisë së publikut, do të trajtohen me prioritet dhe mënyrë të barabartë sipas ligjeve në fuqi, me të vetmin qëllim, arritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës. /2LONLINE/