(2L ONLINE) – Katërshja e madhe e pritoriteteve infrastrukturore në qeverisjen e Lutfi Hazirit, po vazhdon të realizohet me dinamikë të madhe të punës, thuhet në një iniformatë të lëshuar nga Zyra për Informim e komunës së gjilanit.
Në vazhdën e ndërtimit të rrugëve në qytet, Komuna e Gjilanin është duke punuar edhe rrugët “Mulla Idrizi” te lagjja “Deremahalla” dhe “Lidhja e Prizrenit“ te lagjja “Bujana”. Që të dyja rrugët që do të asfaltohen kanë gjatësi prej 540 metrash.
Kjo ka qenë njëra nga rrugët më të dëmtuara të qytetit dhe shumë shpejt do të asfaltohet dhe shenjëzohet sipas standardeve europiane.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është zotuar se brenda mandatit të tij katër vjeçar do ta heqë lloçin dhe vadat, duke ua rregulluar qytetarëve njëherë e përgjithmonë rrugët, kanalizimin, ujin dhe ndriçimin publik në mënyrën më të mirë. /2L ONLINE/