Arijeta Rexhepi
/Fjala në tubim e madh zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan/
Të dashur qytetar të Gjilanit,
I nderuari tani më kryeministër Albin Kurti,
Të respektuar deputet të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
vëllezër dhe motra,
Gjilanit që nga sonte pikërisht në këtë sallë ka nisur të festojë Fitoren e madhe sepse tanimë të gjithë ne po e ndjejmë kudo nevojën për ndryshim .
Ky ndryshim nuk erdhi rastësisht, por është rezultat i punës së palodhshme të të gjithë neve që me mund e djersë hartuam programin që në vete përmban të gjitha nevojat që kanë fëmijët për t’u rritur shëndetshëm dhe për t’u shkolluar cilësisht, si çdo fëmijë tjetër i botës së qytetëruar. Sepse Qeveria Kurti në programin e saj prioritet të veçantëi ka kushtuar edukimit dhe arsimimit të të rinjve që do të rriten, arsimohen e do të punojnë në një vend me një shoqëri të civilizuar, pa hajni e korrupsion, në një vend ku mund ta paramendosh një të ardhme për fëmijët tanë e për ato që do lindin nesër.
Të gjitha qeveritë e pas-luftës e bënëKosovën një vend, ku jetesa na duket e shëmtuar.Ky shëmtim na ka prekur të gjithëve papërjashtim.
Të dashur qytetarë, si aktiviste e hershme e LVV unë kam përkrahur të gjitha aktivitetet që ka ndërmarrë Lëvizja. Qendra e LVV në Gjilan më besoi pozitën e udhëheqëses së sekretariatittë gruas si dhe pozitën e nënkryetares së dyte të LVV në Gjilan. Edhe pse jam grua e nënë, pata derën hapur poedhe vullnetin që të kontribuoj nëshërbim të qytetarëve, në të mirën e vajzave e të grave.
Më lejoni që para jush të prezantoj një nga prioritetet shumë me rëndësi të programit tonë qeverisës, që tanimëështë një sektor me rëndësi në qeverinë Kurti. Gruaja në Lëvizjen Vetëvendosje nuk është thjesht gjini por një grua qytetare e barabartë që punon dhe harton programe për të ardhmen e popullit tësaj. Fjala nënë dhe grua do të zë vend të rëndësishëm kudo në pozitat vendimmarrëse në qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Vetëm se nëna e edukuar dhe e arsimuar mirëfilli mund të jetë garanc e qind për qind për një shoqëri çfarë e duam ne sot: e zhvilluar ekonomikisht dhe e arsimuar profesionalisht. Krejt këto bëjnë që gruaja Kosovare, nënat tona të mos jenë të nëpërkëmbura si deri më tani: të diskriminuara, të përbuzura, të nënçmuara, të dhunuara dhe në shpirt të helmuara.
Por ja që Erdhi Dita ,që vajzat, gratë të kenëtrajtim të barabartë në shtëpi, në rrugë, në punë e në shoqëri.
Ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti qëndrojnë politika që favorizojnë fuqishëm kushtet, që nëna ta lind, ta edukojë dhe ta shkollojë fëmijën e saj me lehtësi. Nënave të reja do u garantohet pushimi i paguar i lehonisë dhe me ligjin e ri të punës do sigurohen që nuk do i largojnë nga puna, për shkak të shtatzënisë dhe lindjes.Prandaj dhe jemi mbledhur sot ne këtu.
Krejt kjo arrihet duke u nisur nga ajo se qeveria Kurti në thelbin e saj parasheh edukim dhe shkollim pa pagesë, si çerdhet për fëmijë, shkollimi i lartë,si dhe 1000 bursa për vajzat që duan njëmend të studiojnë shkencat e natyrës.
Do ta shtojmë solidaritetin dhe do ta çlirojmë gruan nga barra e madhe në kujdesin brenda familjes, duke përfituar shtesat për fëmijë, nën moshën 2 vjeçare 20 euro për muaj dhe nën moshën 16 vjeçare do të përfitoj nëna në llogarinë e saj 10 euro për muaj.
Të dashura vëllezër e motra, ka edhe shumëçka për të thënë, por mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’ju uroj fitoren e madhe që do ta festojmë bashkërisht kudo në sheshet tona, të buzëqeshur e shumë krenar.
Data është 6 tetor
Numri është 126
Urime Gjilan, urime Kosovë, urime urime Qeveria Kurti.
✔️ 126 Lëvizja Vetëvendosje
✔️ 33 Arijeta Rexhepi