(2L ONLINE) – Agjensioni i Barazisë Gjinore nga zyra e kryeministrit, në bashkëpunim me dhe Ministrinë e Arsimit dhe me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, ka organizuar takim me drejtorë e shkollave, mësimdhënës e nxënës, në promovimin e planit strategjik për programin: ”Gratë, Paqja dhe Siguria”.
Në promovimin e strategjisë, nxënësit e shkollave të Gjilanit, përkatësisht “Agim Ramadani”, “Rexhep Elmazi” dhe Gjimnazi Natyror kanë përgatitur ese, punime dhe pjesë teatrale me temën: “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku kanë marrë shpërblime didaktiko-mësimore.
Këtë iniciativë e ka përshëndetur edhe drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazmi Musa, i cili me këtë rast falënderoi edhe nxënësit të cilët me punimet e tyre në fushën e artit dhe kulturës reflektuan mesazhe të qarta për barazinë gjinore. /2L ONLINE/