DYLON

Aeronautika se shpejti në Federatën Ndërkombëtare

Avatar photo Redaksia

Pas licencimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federata Aeronautike e Kosovës, pret që së shpejti të pranohet edhe në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës (FAI).

Sipas kryetarit te FAK-së, Fadil Gërguri, dokumentacioni është pothuajse i gatshëm dhe gjasat janë reale që edhe FAK-së të bëhet pjesë e familjes evropiane e botërore të aeronautikës, veçmas pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Gërguri ka bërë të ditur se FAK-së përbëhet nga 15 klube nga vendet e ndryshme të Kosovës, ndërkohë që dy klubet e fundit, të cilat u pranuan kohë më parë janë Elita nga Leposaviqi dhe AEC nga Prishtina., bënë të ditur Baki Berisha, zëdhënësi i Federatës Aeronautike të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.