Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë ka bërë të ditur se janë konfirmuar katër raste të reja me COVID-19. Mësohet se njëri nga rastet është nga Përlepnica e Gjilanit.
Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në Gjilan nuk kemi burim të ri të infeksionit dhe se rasti në fjalë është rast kontakti me familjen që ka qenë e infektuar më herët.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë na njoftoi për një rast të ri të infeksionit me Covid19, në Përlepnicë. Por, lajmi i mirë është që i prekuri është person kontakti me familjen që ka qenë e infektuar më herët. Pra, nuk kemi burim të ri të infeksionit, por që duhet pasur kujdes dhe assesi nuk duhet pasur kontakt me 27 personat që aktualisht janë në vetizolim”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.