18 vite me radion tuaj, Radio Star dritare e madhe informative në Anamoravë (FOTO)

18 vite me radion tuaj, Radio Star dritare e madhe informative në Anamoravë (FOTO)

Tani e 18 vite, Gjilanit dhe Anamoravës iu shtua një dritare e re informimi, objektive, e shpejtë dhe e saktë.

Ishte viti 2002 kur në botën mediale në Gjilan u themelua një radio e re, që nga zanafilla e formimit synonte informimin e drejtë dhe profesional për audiencën e saj.

Ishin valët 96.4 ato që shoqëruan qytetarin gjilanas të pas luftës, në kohën kur pothuajse gjithcka ishte shkatërruar, dhe i vogël ishte guximi e motivi për të provuar dicka të re.

Por, Radio Star ia doli! Ajo u bë familja e dytë, shoqëria fisnike e besnike e dëgjuesit të saj dhe depëroi në cdo shtëpi, lokal, e ambient ku dëgjohej frekuenca e saj.

I tillë është misioni i gazetarisë, që përvec informimit ka në gjenezën e saj edhe argëtimin, emancipimin dhe edukimin e një shoqërie të tërë.

Sfidat ishin evidente, jo vetëm pas luftës, por në vazhdimësi të ekzistimit dhe rritje së saj. Nga koha në kohë, nga okupimi, vështirësitë e ecurisë dhe zhvillimit të saj, radio eci, jehona e saj u dëgjua, informimi i paanshëm dhe profesional vazhdoi rrugëtimin.

Ky edhe është dhe do të jetë objektivi i jetës së saj, i trashëguar brez pas brezi deri kur dëgjuesi do të jetë pranë saj.

Motori i kreativiteti dhe jetëgjatësisë së Radio Star vazhdojnë të jenë frymëzim dhe udhërrëfyesit e përditshëm të veprimtarisë së saj.

Stafi i përkushtuar i Radios vazhdon punën sikur në ditën e parë të themelimit, por me me teknologjine me bashkëkohore dhe programe me shumë vlera informative, kulturore, edukative e argëtuese, valet 96.4 Mh vazhdojnë të jenë burimi kryesor dhe më i besueshëm i dëgjuesit dhe lexuesit gjilanas.

Me nje vullnet te pakusht e nisi kete rrugetim gazetari dhe themeluesi Xhavit Salihu, gazetar qe nuk ndali angazhimin e tij per audiencen lokale dhe jo vetem deri ne frymen e tij te fundit.

Xhaviti, gazetar gjilanas, adhurues i pashoq i muzikës, artit e kulturës u njoh për pasionin e tij të vecantë si koleksionues i pllakave të gramafonit, audiokasetave dhe CD-ve, zëri i të cilave pa ndërprerë ka kumbuar dhe vazhdon të kumbojë edhe më tej në Radio Star.

Sot, Radio Star ka të njejtën frekuencë, të njejtin qëllim dhe ambicie, por gjithmonë e më të përsosur. Radioja ndjek shembullin më të mirë të themeluesit të saj, përmes dy djemëve Arbresh dhe Flakron Salihu.

Me punen e palodhur të tyre, me teknologjine e re, portalin online radiostargjilan.com, me informacionet në kohë reale, me etikë të lartë profesionale bëjnë që valët 96.4 Mh veshtire se do të mund të harrohen nga degjuesi gjilanas.

Radio Star për 18 vite me rradhë vazhdon të jetë radioja me dëgjueshmërinë më të madhe në Gjilan, duke qenë mekanizëm motivues për punën dhe funksionimin e vazhdueshme të radios.

Radio Star ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga KPM me teknologjinë dhe studiot më moderne për realizimin e drejtpërdrejtë të emisioneve, gjë që nuk e dallon nga mediat më të mëdha në vend dhe rajon.

Radioja është mediumi më personal dhe social, i cili përmes tingujve krijon tek njerëzit aq shumë kujtime, nostalgji dhe memorie informative.

Edhe për shumë vite bashkë, faleminderit për besimin tuaj!

RADIO STAR








KOMENTE